Lajmet e fundit

Rreth 370 diploma të lëshuara në Universitetin e Prishtinës, me seli të përkohshme në veri të Mitrovicës, deri më tani janë verifikuar në Ministrinë e Arsimit të Kosovës.
Verifikimi i tyre ka ardhur si rezultat i marrëveshjes së arritur në mes të Prishtinës dhe Beogradit në Bruksel, raporton Radio Kontakt, përcjellë Klan Kosova.
Drejtor i Zyrës për Çështje të Komuniteteve, Ivan Tomiq thotë se deri më tani kanë pranuar 519 kërkesa për verifikimin e diplomave dhe se deri në këtë moment janë aprovuar 369 sish.
Ai thekson se Komisioni duhet të ulet e të diskutojë edhe një herë para fundit të këtij muaji dhe se një numër i caktuar i diplomave nuk do të verifikohen për shkak se rregullorja e verifikimit nuk mbulon më shumë shkolla dhe periudhën prej vitit 1999 - 2001, transmeton Klan Kosova.