Lajmet e fundit

Sofia Vergara dhe Joe Manganiello, janë një prej çifteve me seksi të momentit.
Por Vergara ka treguar të hënën, se edhe pse është fejuar kjo gjë nuk i ndalon gratë e tjera që të filtrojnë me të fejuarin e saj.
Por aktorja nuk u vë faj fare atyre, transmeton Klan Kosova.
Kjo sepse, ajo është shprehur se i fejuari i saj është shumë i bukur, dhe asnjë grua nuk mund t’i rezistojë.
Bukuroshja që ishte e ftuar në Jimmy Kimmel Live, është shprehur se ajo nuk dëshironte të fillonte një lidhje me Manganiello sepse ishte shumë i bukur dhe ajo dëshironte të gjente “dikë më normal”.
Por 43 vjeçarja është shprehur se të jesh e fejuar ose e martuar nuk i largon gratë e tjera nga Manganiello.
“Vajzat nuk brengosen fare për këtë gjë”.
“Por unë i kuptojë dhe nuk i gjykojë ato”, është shprehur Vergara.