Lajmet e fundit

Gratë janë më pak të prirura që të sëmuren nga diabeti kur konsumojnë sasi “mesatare” të verës së kuqe dhe çokollatës së zezë.
Një studim i më shumë se 64 mijë grave gjeti që ato që konsumojnë më shumë anti-oksidantë, po ashtu të gjetur në çaj dhe boronicë, ulnin gjasat për 27 përqind për t’u sëmurë nga diabeti, krahasuar me ata që konsumonin shumë pak.
Përderisa dobitë e pemëve dhe perimeve janë tashmë të ditura, ekspertët janë më shumë të shqetësuar për rreziqet shëndetësore të pijeve alkoolike.
Sidoqoftë, studimi mes grave franceze, gjeti që 15 përqind e antioksidantëve të tyre vinte nga alkooli, kryesisht vera, transmeton Klan Kosov.a
Studimi konkludoi që këta përbërës të shëndetëshëm në verë mbizotërojnë mbi dëmin e alkoolit, duke shtyrë gratë që të vazhdojnë të pinë mesatarisht gjysmë gote verë në ditë.
“Kjo punë komplemention dijen tonë aktuale për efektet e ushqimeve të izoluara dhe lëndëve ushqyese, si dhe siguron një pikëpamje më të kuptueshme të lidhjes mes ushqimit dhe diabetit të tipit 2”, tha Guy Fagherazzi, bashkautori i studimit nga Qendra për Hulumtim në Epidemiologji dhe Shëndet në Fracnë.