Një përbërës që gjendet në verën e kuqe, mund t’iu ndihmojë që t’i luftoni efektet e plakjes, thotë një studim i ri, njofton Klan Kosova.
Resveratroli, që ekziston në lëkurën e rrushit të kuq dhe ia jep këtij fryti ngjyrën, mund ta parandalojë plakjen e qelizave të trurit përderisa ne moshohemi, thonë shkencëtarët.
Ky element krejt natyral po ashtu mund të jetë shumë efektiv edhe për personat që vendosin të mbajnë dietë me kalori të reduktuara.
Resveratroli më parë ka treguar edhe shume rezultate edhe në zgjatjen e jetë së insekteve, shkruan Daily Mail, transmeton Klan Kosova.
klankosova.tv
●●●
Shpërndaje këtë artikull
L
SHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek shëndet dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.