Robert Lewandowski nuk e ndjen aspak peshën e moshës. Sikur vera e kuqe, sa më i vjetër që bëhet, aq më i mirë po shndërrohet në shënimin e golave.
Polaku realizoi "hat-trick" në fitoren 0-3 të Barcelonës, si mysafire e Alavesit, njofton Klankosova.tv.
Të tri realizimet 9-shi i "Blaugranas" i arriti për 25 minuta.
Pa kaluar as 420 sekonda të plota, e zhbllokoi takimin. 13 minuta më vonë e dyfishoi epërsinë, kurse në të 32-tën e kompletoi treshen fantastike të goleadës së tij dhe skuadrës, raporton Klankosova.tv.
Pas kësaj fitore, Barcelona vazhdon të kryesojë e vetme në La Liga, me 24 pikë, e ndjekur nga Real Madridi që ka 21 sosh.
●●●
KRSHKRIMI NGA
kushtrim reshitaj
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.