06.11.2016 · përditësuar para 3547 dite1 min lexim
Ekzistojnë veprime të cilat në asnjë rast nuk duhet falur. Disa prej tyre janë të dhimbshme, madje dashuria e tillë nuk duhet të kultivohet.
Pesë gjëra të cilat nuk e meritojnë "shansin e dytë".
Tradhtia - Nëse partneri juaj është jo besnik, nuk ka nevojë edhe më tej të jeni në shoqërinë e tij, sikurse as ai në tuajën.
Gënjeshtra - Pavarësisht nëse bëhet fjalë për gënjeshtër të vogël apo të madhe nuk ka nevojë të jetë në botën tuaj, pasi që të pavërtetat lidhen me njëra-tjetrën.
Xhelozia - Edhe pse ndoshta mendoni se mund t'ia dilni me një person i cili është xheloz, megjithatë mendoni dy herë në fund gjithmonë bien "maskat".
Ofendime dhe agresivitet - Nuk janë e njëjta gjë, por janë të tmerrshme të dyja. Askush nuk është i obliguar t'i durojë ofendimet e dikujt sikurse edhe sjelljen e dhunshme.
Manipulimet - Partneri i cili manipulon në lidhje zakonisht ka frikë nga vetja, edhe pse duket mjaft me vetëbesim. Askush nuk guxon t'ju urdhërojë e as të kërkojë të bëni apo flisni gjëra kundër vullnetit tuaj.
●●●
Shpërndaje këtë artikull
NL
SHKRIMI NGA
N LL
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lifestyle dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.