Lajmet e fundit

Ndoshta nuk e vëreni se disa veprime që u janë bërë shprehi, janë të dëmshme dhe duhet t`i ndryshoni. Ja cilat janë ato shprehi që duhet harruar:
1. Mbështjellja e flokëve të lagura me peshqir
Shamponi dhe kondicioneri për përforcim të flokëve, nuk bën fajde nëse i mbështjellni flokën e lagura në turban. Flokët e lagura janë më të prira ndaj dëmtimeve dhe thyerjeve andaj nëse i shtrëngoni fort apo i krehni, atëherë mund t`i dëmtoni boshtin e tyre.
2. Larja e fytyrës në mëngjes
Përdorimi i mjeteve ashpra për pastrim në mëngjes mund t`ju bëjë më tepër dëm sesa mirë, duke e privuar lëkurën tuaj nga vajërat esenciale ende para fillimit të ditës. Kur jeni në gjum, lëkura juaj rigjenerohet, rivendos pH vlerën e saj dhe e shton prodhimin e kolagjenit, andaj pse të dëshironi të pastroni tërë këtë punë të madhe?
Çfarë duhet bërë: Larohuni nga shtëpia e pastër dhe e freskët pa e shëndrruar lëkurën tuaj në Saharë,vetëm duke e shpëlarë fytyrën me ujë dhe duke aplikuar hidratues me SPF 15 e më lartë. Pastrimi i makijazhit para se të shkoni në shtrat e lehtëson procesin e pastrimit në mëngjes dhe e ul nevojën e përdorimit të mjeteve që përmbajnë kimikate të dëmshme.
3. Qërimi i tepërt i lëkurës
Pastrimi me fërkim ju bën të ndjeheni mirë por është i panevojshem, pasiqë lëkura juaj zhveshë vetvetiu lëkurën e vdekur.
Çfarë duhet bërë: Duhet të pastroni hiqni shtresat e vdekura jo më tepër se një apo dy herë në javë. Nëse keni lëkurë që është e yndyrshme, të jeni të kujdesshme që mos t`a teproni, pasiqë kjo do mund të ketë efekt të kundër dhe të shkaktojë gjëndrrat yndyrore të tajojnë edhe më shumë yndyrë. Rekomandohet përdorimi i acidit glikolik,slicik dhe qërueset e bazuara në enzime.
4. Pompimi i shkopit të maskarasë
Futja e brushës brenda dhe jashtë maskarasë e detyron ajrin të futet më thellë në tubë, nëse ndonjë baktere e syve futet brenda mund të lulëzojë brenda dhe të shumohet në dëmin tuaj.
Çfarë duhet bërë: Hiqeni brushën lehtësisht nga tuba duke e lëvizur përreth saj dhe duke gërryer skajin minimalisht që të pengoni futjen e baktereve sa më gjatë. Do të keni ende produkt të mjaftueshëm në brushë dhe do të parandaloni kontaminimin e mundshëm të pjesës së mbetur të materialit në tubë.
5. Shtresimi i produkteve
Ndoshta posedoni arsenalin e produkteve të bukurisë që do e sfidonte edhe shitoren tuaj më të afërt, mirëpo locionet dhe produktet tjera mund të mos e tolerojnë njëra tjetrën afër. Përbërësit e tyre mund të dobësojnë efektin e njëra tjetrës duke e dobësuar fuqië e tyre dhe duke shkaktuar irritim kur të kombinohen.
Çfarë duhet bërë: Mbahuni me pastruesit e butë, hidratuesit, retinoidët topikal dhe ndoshta edhe ndonjë produkt antioksidues i mirëzgjedhur. Kur jeni në dyshime, kërkoni këshillën e dermatologut që t`ju këshillojë për ndonjë rutinë të thjeshtë por efektive.
6. Neglizhimi i qafës
Nëse harroni të hidratoni qafën dhe të aplikoni mbrojtës ndaj rrezeve të diellit poshtë nofullave, jeni duke e lënë këtë pjesë të hapur ndaj elementeve që mund të shkaktojnë mplakjen e mëhershme.
Çfarë duhet bërë: Kur të keni përfunduar me hidratimin dhe aplikimin e kremës për rreze dielli në fytyrë, bëjeni të njejtën edhe në qafë duke bërë lëvizja brenda-jashtë që të përfshini çdo pjesë të saj. Mos përdorni produkte të ashpëra, pasrues të bazuar në detergjentë dhe tretmane kundër mplakjes që përmbajnë acid salicik,glikolik dhe retinol.
7. Përdorim i shpeshtë i fyshtës
Përderisa është punë e mençur të përdorni fyshtë kur pini kafe apo çaj, që të evitoni njollosjen e rrobave, kjo shprehi do mund të shkaktojë rrudha të shpeshta. Përdorimi i muskujve është një gjë e mirë, mirëpo tkurrja e shpeshtë e tyre rreth gojës mund të shkaktojë paraqitjen e vijave të padëshirueshme.
Çfarë duhet bërë: Përdoreni fyshtën, mirëpo vendoseni në anën e buzëve në vend se në mes, transmeton femra.net