Lajmet e fundit

Venus Williams më në fund ka arritur një zgjidhje pas padisë së ngritur ndaj saj, pasi ajo ishte e përfshirë në një aksident fatal në korrik të 2017-ës.
Në vitin 2017, 38-vjeçarja u përfshi në një aksident me makinë në Florida, kur një automjet e goditi atë. Burri i shofere, një 78-vjeçar, pësoi një dëmtim traumatik në kokë dhe vdiq në spital dy javë më vonë.
Shoferja pësoi disa eshtra të thyera.
Pas një hetimi, policia zbuloi se Venus kishte hyrë ligjërisht në kryqëzim dhe se nuk kishte përcaktim përfundimtar se kush kishte faj. Williams nuk u akuzua për aksidentin.
Pak pas aksidentit, familja e viktimës paraqiti një padi kundër tenistes.
Javën e kaluar, Venus dhe familja arritën një marrëveshje. Sipas dokumenteve të gjykatës, të marra nga TMZ, të cilat nuk e zbulojnë shumën, por thuhet se tenistja do të mbulojë një numër shpenzimesh pas aksidentit.