Lajmet e fundit

Mijëra protestues kanë marshuar nëpër kryeqytetin e Venezuelës, Caracas, duke protestuar me qëllim të kundërshtimit të presidentit Nicolas Maduro, shkruan BBC, transmeton Klan Kosova.
Mbështetësit e opozitës kanë kërkuar largimin e Maduro-s.
Këta fajësojnë Maduron për krizën ekonomike në Venezuelë njëkohësisht kanë akuzuar komisionin zgjedhor për vonesën e referendumit që do të mund t’ia shkurtonte mandatin.
Ndërsa mbështetësit e presidentit Maduro kanë akuzuar opozitën që po tenton të realizoj një grusht shtet, gjithashtu kanë marshuar në numër të madh.