Lajmet e fundit

Në mbledhjen e Kryesisë së Kuvendit, e thirur për një seancë të jashtëzakonshme me kërkesë të Kryeministrit Ramush Haradinaj, është vendosur që nesër pas raportimit të Presidentit Hashim Thaçi të mbahet seancë edhe për shqyrtim në lexim të dytë të buxhetit, njofton Klan Kosova.
Kryeparlamentari Kadri Veseli tha se ky vendim është bërë me kërkesë të Kryeministrit Ramush Haradinaj
Ndërsa Armend Zemaj nga LDK ka deklaruar se si grup parlamentar kanë kërkuar edhe dy seanca, një interprlancë për Zëvendëskryeministrin Dardan Gashi dhe një për raportin 100 ditësh të Qeverisë.
Megjithatë sipas Zemajt një kërkesë e tillë është kundërshtuar nga mazhoranca, njofton Klan Kosova.