Lajmet e fundit

Selia e Nismës ishe pikëtakimi i liderëve të Lëvizjes Vetëvendosjes, Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nismës për Kosovën.
Bilall Sherifi nga Nisma, tha se u diskua për shuam çështje, por kryesorja ishte protesta e 17 shkurtit, njofton Klan Kosova.
Por, në këtë mbledhi, nuk u la anash as ftesa e Presidentes, Atifete Jahjaga, që pozita dhe opozita të ulën në një tavolinë për ta tejkaluar situatë e krijuar tash e sa kohë.
Opozita ende nuk e ka një vendim të prerë për këtë çështje, por zyrtarë të partive brenda bllokut kanë dhënë disa opinione.
Nga ato që kanë thënë opozitarët nuk përjashtohet mundësia që shkuarjen ose jo në takimin e thirrur nga e para e shtetit, opozitarët të trajtojnë veç e veç.
Mirëpo, kjo, sipas zëdhënësit të AAK-se, Muharrem Nitaj, nuk do të përbëjë kurrfarë ndryshimi brenda opozitës dhe aksionit të tyre opozitar.
“Edhe nëse nuk shkojnë të gjithë bashkë, kjo nuk do të reflektojë fare në aksionin e përbashkët të frontit opozitar”, ka deklaruar Nitaj për Klan Kosovën.
E një vendim i prerë për këtë çështje, partitë opozitare pritet te dalin nesër.
Kronikë nga Rejhane Selimi.