Lajmet e fundit

Gjykata ndërkombëtare e Kombeve të Bashkuara do të jap vendimin e shumëpritur për ish Gjeneralin e ushtrisë serbe në Bosnje, Ratko Mladiq, më 22 nëntor.
Mladiq është i akuzuar për krime lufte, gjenocidin në Srebrenicë, përndjekje të myslimanëve dhe kroatëve në Bosnje dhe Hercegovinë dhe terrorizim të popullatës në Sarajevë përmes bombardimeve gjatë viteve 1992-95.
Çështja e ngritur ndaj Mlladiq ka pesë akuza për persekutim, shfarosje, vrasje, dëbim të dhunshëm dhe krime kundër njerëzimit.
Data e vendimit është bërë e ditur përmes një deklarate të gjykatësit të kësaj çështje.
Gjykimi i Mladiqit filloi në maj të vitit 2012, një vit pasi u arrestua në Serbi dhe u ekstradua në Hagë në fund të majit të 2011-ës, pas 16 vjet arratisjeje.
Në deklaratën përmbyllëse, në dhjetor të vitit të kaluar, prokurorët kërkuan që gjenerali Mladiq të shpallet fajtor për të gjitha akuzat dhe të marr dënimin me burgim të përjetshëm.
Avokati mbrojtës pretendoi se nuk u dëshmua asnjë akuzë dhe kërkoi që Tribunali Hagës ta liroj Mladiqin.