Lajmet e fundit

Menjëherë pas lirimit me kusht të Ramush Haradinajt, AAK-ja ka reaguar duke thënë që është e befasuar nga ky vendim, i cili e kufizon Haradinajn të kthehet në Kosovë, njofton Klan Kosova.
„Konsiderojmë se vendimi që ai të lirohet nga paraburgimi, por jo edhe t’i lejohet kthimi në atdhe, nuk është drejtësi e plotë. Ne apelojmë tek organet e drejtësisë në Francë që të përshpejtojnë procedurat dhe t’i japin fund çfarëdo mase kundër Ramush Haradinajt, meqë ai i ka spastruar të gjitha pretendimet për krime lufte në procesin gjyqësor në Tribunalin Ndërkombëtar për Krime Lufte në Ish-Jugosllavi“ thuhet ne deklaratën e AAK-se.
Ndër të tjera AAK-ja u bën thirrje qytetarëve që të vazhdojnë mbështetjen për Ramush Haradinajn, përderisa ka thënë që ky proces së shpejti do të marrë epilog pozitiv.