Lajmet e fundit

Komuna më veriore e Kosovës, Leposaviqi, do të pajiset me poliklinikë specialistike, e cila do të ndërtohet, funksionalizohet dhe menaxhohet nga Shërbimi Shëndetësor i Kosovës (ShSKUK).
Kjo poliklinikë do të jetë e para e këtij lloji në këtë komunë, ndërkohë që investime të ngjashme janë planifikuar edhe në disa komuna të tjera, duke përfshirë Drenasin, Rahovecin, Vitinë dhe Sharrin. Këto investime pritet të nisin gjatë këtij viti, raporton Klan Kosova.
Në mbledhjen e fundit të Bordit të ShSKUK-së, u njoftua gjithashtu për rinovimin e Klinikës Infektive dhe investime në sallat e operacioneve, duke filluar nga Kirurgjia Abdominale dhe ajo Plastike.
Po ashtu, ShSKUK ka njoftuar për ndërtimin e një klinike të kujdesit paliativ në QKUK për trajtimin dinjitoz të pacientëve në fazën e fundit të jetës.