Lajmet e fundit

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi ka thënë se vendimi i Gjykatës Kushtetuese lidhur me pronën kishtare në Deçan është i rregullt.
Ai ka kërkuar që vendimet e institucioneve të vendit të respektohen, duke reaguar kështu pas kërkesës së historianëve të Kosovës dega “Ali Hadri” në Pejë, për shkarkimin e kryetares së Gjykatës Kushtetuese, Arta Rama-Hajrizi.
Vendimi i Gjykatës Kushtetuese rreth pronës kishtare në Deçan është i bazuar në Kushtetutë të Shtetit dhe Konventën Europiane për të Drejtat e Njeriut. Kosova është shtet ligjor ku vendimet gjyqësore rrespektohen. Prona është e patjetërsueshme, e kujtdo qoftë ajo. HTH