Lajmet e fundit

Qeverisja “Mustafa” edhe pse në ditët e fundit të ushtrimit të pushtetit ajo po vazhdon të marrë vendime.
Qeveria në largim e drejtuar nga kryeministri në detyrë, Isa Mustafa, ka zhvilluar mbledhjen e rregullt, të 145-n me radhë, në të cilën ka miratuar vendime nga fusha e përgjegjësive kushtetuese dhe ligjore.
Ndër të tjera është marrë vendim për emërimin e Komisionit për Kompensimin e Viktimave të Krimit, mori miratimin e kabinetit qeveritar, ndërsa u miratua edhe Rregullorja për Organizimin e Brendshëm dhe Sistematizimin e Vendeve të Punës në Agjencinë për Barazi Gjinore.
Ky angazhim i ekzekutivit në largim po shihet si jolegjitim nga njohës të Kushtetutës, të cilët vlerësojnë se në këtë periudhë kalimtare nuk duhet ndërmarrë vendime të mëdha.