Lajmet e fundit

Ata ndajnë gjithçka, që nga punët e shtëpisë, rrobat, veturat dhe kujdesin për fëmijët.
Dhe çka është më e çuditshmja, ata duhet të marrin leje që të lindin fëmijë.
Por, kjo është vetëm mënyra e jetës së tyre të cilën banorët rezidentë të Twin Oaks - një komunë rurale në shtetin e Virginia-s, ku jetojnë vetëm 105 banorë, raporton Daily Mail, transmeton Klan Kosova.
Ky komunitet i cili ishte krijuar para 48 vjetësh, numëron 92 të rritur dhe 13 fëmijë, të cilët kanë një stil jetese të varfër dhe jetojnë në 182 hektarë tokë.
Rezidentët jetojnë në harmoni, pavarësisht varfërisë, duke i ndarë resurset e tyre me njëri tjetrin. Ata mbjellin dhe e korrin ushqimin së bashku, i vozitin veturat e njëri tjetrit, jetojnë dhe flenë në shtëpinë e njëri tjetrit, kujdesen për fëmijët e njëri tjetrit dhe e shmangin monogaminë.
Fëmijët mësojnë dhe edukohen në shtëpi, në një ndërtesë të komunitetit dhe u kërkohet të punojnë një orë në javë që nga mosha 4 vjeçare.
Kjo pjesë kohore prej 1 ore, rritet gradualisht, me moshë.
Është e pabesueshme, por që të gjithë banorët bashkë marrin një ndihmë të barabartë mujore prej 103 dollarësh, për të cilën ata duhet përfunduar 42 orë pune në javë.
Punët që ata bëjnë përfshijnë gatimin, pastrimin, kujdesen në kopshtet e komunës dhe mjeljen e lopëve.
Ata nuk e kanë për synim të pasurohen, dhe thonë se nuk u bëhet vonë – për shkak se ata kurrë nuk do të jenë të varfër dhe të pa punë.
Gjithashtu, p0asi ata ndajnë gjithçka mes vete, edhe vendimin që dikush të bëjë fëmijë, e marrin bashkërisht.
Kjo për shkak se sipas tyre, nëse dikush nuk është i gatshëm që vetë të kujdeset për atë fëmijë financiarisht, duhet që të konsultohet me të tjerët para se ta sjellë në jetë.