Lajmet e fundit

Në Prishtinë është duke u zhvilluar konferenca rajonale me temën “Mekanizmat institucional në luftën kundër korrupsionit”.
Në këtë takim po marrin pjesë përfaqësues nga Bosnja, Mali i Zi dhe Maqedonia.
Nga kjo konferencë del se të gjitha këto vende kanë probleme të mëdha me korrupsionin ndërsa në Kosovë ka mungesë të vullnetit politik për ta luftuar atë e për ta shpërndarë përgjegjësinë jan krijuar mekanizma të shumtë për luftimin e këtij fenomeni, njofton Klan Kosova.
Por hiç më mirë nuk qëndron as Bosnja, përfaqësuesi i saj në këtë konferencë ka thënë se ajo çka po ndodh në luftën kundër korrupsionit në shtetin e tij është shqetësuese.
Përfaqësuesi i Turqisë thotë se ky vend është në regres sa i përket luftës kundër korrupsionit. Konferenca është duke vazhduar akoma.