Skuadra e Vëllaznimit është duke e mundur me rezultat të thellë Prishtinën, pas dy çerekëve të parë.
Të parin, gjakovarët e mbyllën 26-17, kurse të dytin me rezultat 27-19, për 17 pikë epërsi pas pjesës së parë.
Nëse vendasit nuk gabojnë në dy fraksionet e ardhshme, atëherë do të ishte fitorja e dytë brenda pak kohe ndaj kryeqytetasëve, pasi e mposhtën edhe në duelin e parë në Prishtinë.
Kjo ndeshje po transmetohet drejtpërdrejt në platformën kryesore shqiptare, Art Motion, në kanalin Sport 2.
●●●
KRSHKRIMI NGA
kushtrim reshitaj
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.