Lajmet e fundit

Në fshatin Dren të Zubin Potokut në veri të Kosovës, mbrëmë është plagosur rëndë 54 vjeçari serb R. R, pasi u qëllua nga vëllau i tij i kanë thënë Tanjugut në Policinë e Kosovës.
I plagosuri është shtruar në spital në veri të Mitrovicës dhe ka marrë lëndime në qafë dhe duar, ka deklaruar shefi i operativës në Policinë e Kosovës për rajonin e veriut, Zhelko Bojiq, përcjellë Klan Kosova
Incidenti ka ndodhur rreth orës 20:00 të mbrëmjes së të dielës pas një zënke mes vellëzrve.
Lidhur me rastin policia ka arrestuar të dyshuarin e moshës 58 vjeçare me inicalet R.R.