Lajmet e fundit

Jeb Bush ish guvernatori i Floridës e vëllau i ish presidentit të Amerikës George Bush, në një takim “u sulmua” nga një studente.
Studentja 19 vjeçare Ivy Zierich në këtë takim e bëri një deklaratë lidhur me vëllaun e tij.
“Vëllau yt e krijoi ISIS” ishte deklarata e Zierich që erdhi pas fjalëve të Jeb Bush, i cili kishte deklaruar që administrata e Obamës është pjesërisht përgjegjëse për rritjen e ISIS.
“Unë po i’u pyes lidhur me atë që po thoni ju se rritja e ISIS është si pasojë e mungesës së trupave amerikane në Lindjen e Mesme. Pra sipas juve ne duhet që të bëjmë lufta të pakuptimta dhe të dërgojmë të rinjë që të japin jetën për idetë e juaja ?” u shpreh studentja.
Ajo më pas u shpreh që pikërisht këto retorika nacionaliste po e përshijnë Amerikën në shumë luftëra.