Lajmet e fundit

Vëllai i ish-deputetit të Vetëvendosjes, Liburn Aliut, Fatosi, ka bërë thirrje që më 6 tetor të votohet Partia Euroatlantike e Milaim Zekës, njofton Klan Kosova.
Përmes një statusi në Facebook, Aliu ka thënë se përmes kësaj partie luftohet e keqja.
“Qytetarë të dashur, Në këto zgjedhje, na pëlqeu apo jo, si erdhën e si po organizohen - serish me të vjetrën, me nji sistem anakronik - mashtrues zgjedhor, megjithatë e keni rastin të distancoheni nga parti - klane - mafi, e ta shfrytëzoni shansin për ndryshime me votēn tuaj për të renë!
Tani keni një mundësi origjinale për ta luftuar të keqen - me Partinë Euroatlantike të Kosovës - PEK!
Un do ta shfrytëzoj këtë mundësi!
Mbështes e votoj PEK”, ka shkruar ai.