Aaliyah është ikona e fundit që ka fituar vend në Madame Tussauds.
Figura e dyllit e superyllit të ndjerë të R&B u zbulua në një ceremoni ku e prezantoi vëllai i saj Rashad Haughton në Madame Tussauds të Las Vegas.
Statuja i dedikohet klipit të saj muzikor të vitit 2000 “Try again”, duke përfshirë pantallonat e lëkurës dhe sytjenat me ngjyrë metalike.
Rashad kishte “qasje të paparë” për të ndihmuar në dizajnimin e figurës.
“Unë kam qenë i përfshirë në proces që nga fillimi i projektit. Ekipi tek Madame Tussauds mirëpriti përpjekjen bashkëpunuese në përzgjedhjen e pozës dhe dukjen e figurës së motrës sime. Ata u siguruan që unë dhe nëna ime të ndiheshim rehat dhe të përkrahur gjatë këtij procesi emocional”, tha ai gjatë një prononcimi.
●●●
Shpërndaje këtë artikull
EV
SHKRIMI NGA
E V
Editorial nga Klan Kosova — ndjek prive dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.