Vëllai dhe motra e Gigi Hadid, Bella dhe Anwar nuk e ndjekin më Zayn Malik në Instagram, mes raportimeve për ndarje të këtij të fundit me Gigin. Deri këtu raportohet se ka ardhur pasi Malik goditi nënën e tyre, Yolanda Hadid, gjatë një zënke javën e kaluar, akuza këto që këngëtari i ka mohuar kategorikisht. Ky pretendon se incidenti nuk përfshinte asgjë më shumë se një shkëmbim 'fjalësh të ashpra' dhe kishte ndodhur 'disa javë më parë'. në shtëpinë e Gigi.
Sipas gazetës TMZ, familja e ngushtë ndërmori këto veprime në rrjetet sociale pasi thuhet se Yolanda po 'mendon seriozisht' ngritjen e një akuze penale kundër ish-këngëtarit të One Direction.
Aleanca e Hadid erdhi menjëherë pasi motra e Zayn, Waliyha, hodhi një foto në Instastory në mbështetje të vëllait, duke shkruar 'karma ia kthen të gjithëve' dhe duke shtuar se këngëtari i hitit Pillow Talk ' duhet shumë nga familja e tij'. 22 vjeçarja ndoshta aludoi në akuzat e Yolanda's sepse shkroi gjithashtu se 'universi do t'ju kthejë hakmarrjen që meritoni.', raporton Dailymail, transmeton Klankosova.tv.
Edhe këngëtarja shqiptare me famë botërore, njëkohësisht e dashura e Anwarit, Dua Lipa, nuk e ndjek më Zayn në instagram. Kurse Gigi vazhdon ta ndjek partnerin dhe babanë e vajzës Khai.

https://klankosova.tv/gigi-flet-pas-raportimeve-se-ajo-dhe-zayn-u-ndan-pasi-dyshohet-se-ai-e-goditi-nenen-e-saj/
●●●
ASHKRIMI NGA
A.S
Editorial nga Klan Kosova — ndjek prive dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.