Lajmet e fundit

Ministri i Ministrisë së Punëve të Brendshme, Agim Veliu, priti sot në takim Shefin e Zyrës Belge, Jean Luis Servais, atashen e re policore të Belgjikës për Kosovën, Eva Mielnicki dhe atashen në largim, Charles De Winter.
Qëllimi i këtij takimi ishte prezantimi i Mielnicki si dhe thellimi i bashkëpunimit edhe në të ardhmen në sferën e sigurisë ndërmjet shtetit të Belgjikës dhe Republikës së Kosovës.
Veliu i uroi pozitën e re Eva Mielnicki dhe në anën tjetër falënderoi Charles De Winter për bashkëpunimin e deritanishëm.
Gjithashtu në këtë takim u diskutua edhe për situatën e përgjithshme të sigurisë në vend si dhe për menaxhimin dhe luftimin e virusit COVID-19 që ka kapluar të gjithë botën, duke mos e përjashtuar as vendin tonë.