Lajmet e fundit

Ministri i Punëve të Brendshme, Agim Veliu, ka deklaruar se nuk ka qenë i informuar për vendimin e shkarkimit të tij nga kryeministri, Albin Kurti, njofton Klan Kosova.
“ Nuk kemi pasë asnjë bisedë me Albin Kurtin, as unë as kryetari i LDK-së, Isa Mustafa. Ky është një veprim tinëzar i tij siç di me bërë ai. Ky veprim tinëzar është me dëshpërim të thellë të tij”.
“Ai nuk ka guxim të marrë vendime për Kosovën si për gjendjen ekzistuese politike dhe atë epidemiologjike. Kjo sikurse është tarifa që duhet të largohet menjëherë, ashtu duhet të marrë të gjitha masat për të mbrojtur Kosovën nga koronavirusi.”
“Kosova nuk ka asnjë dëm nga unë”, tha Veliu për klankosova.tv.