Lajmet e fundit

Agim Veliu nga Lidhja Demokratike e Kosovës ka folur në lidhje me Projekligji për Byronë Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme.
Ai para deputëtëve në Kuvend është shprehur se ky projekligj është eksperimental.
“Projekligji për Byronë Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme të cilët sot qeveria, po ia imponon Kuvendit për miratim, është një projektligj eksperimental, i cili synon të kënaq ambiciet e partisë në pushtet, për të kërcënuar dhe mbajtur në zhantazh, të gjithë zyrtarët dhe ish-zyrtarët shtetëror”, tha ai./Klankosova.tv.