Lajmet e fundit

Kryetari i Podujevës Agim Veliu, ka vizituar sot arat e fermerëve llapjanë ku është duke u zhvilluar fushata e korrje-shirjeve
Gjatë qëndrimit në fshatin Bajçinë, i pari Podujevës duke u uruar të korra të begatshme fermerëve tha se beson që edhe sivjet do të ketë rendimente të mira të grurit për bujqit llapjanë.
Veliu tha se Podujeva është komunë bujqësore, prandaj në vazhdimësi po i jepet prioritet bujqësisë, duke rritur edhe buxhetin e subvencionimeve në Drejtorinë e Bujqësisë Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural.
“Po vazhdojmë me rritjen e buxhetit në sektorin e bujqësisë në mënyre që përkrahja e Komunës të shkojë deri tek secili bujk që dëshiron ta punojë tokën”, tha ai.
Sivjet në komunën e Podujevës kanë qenë të mbjellura gjithsejt 6 720 hektarë grurë, transmeton Klan Kosova.