Lajmet e fundit

Mbase ky mund të ketë qenë shtrëngimi i fundit i duarve mes tyre.
Edhe kjo gosti me çaj, me shumë gjasë, zor se përsëritet më.
Raportet mes dy nënkryetarëve të LDK-së, Agim Veliut e Vjosa Osmanit, eskaluan në një nivel tjetër, të mërkurën, edhe pse ato ishin të ftohta, prej para fushatës zgjedhore kur të dy kishin mospajtime në lidhje me një koalicion të mundshëm me Vetëvendosjen.
I pari i bëri shumë akuza të dytës, në një shkrim në Facebook, njofton Klan Kosova.
Fjalori i ish ministrit të brendshëm, ishte më i pazakonshëm se më parë, karshi kryetares së Kuvendit.
Duke e ndjerë veten të ofenduar nga, siç shkroi, ato që po ia thotë ish kandidatja për kryeministre e LDK-së, kryetari i dorëhequr i Podujevës e quajti Osmanin përkthyese të Thaçit dhe frikacake që nuk guxoi të garojë për kryetare në zgjedhjet lokale në Mitrovicë, e as ato në Prishtinë.
Kronikë nga Enis Reçica.
https://www.youtube.com/watch?v=UAT0yx_qL_E&feature=youtu.be