Lajmet e fundit

Sot rreth orës 10:35, në derdhje të Bunës, Velipojë, Shkodër, shtetasi me iniciale A. Ll. 34 vjeç, lindur në Lezhë dhe banues në fshatin “Pulaj” , është mbytur duke peshkuar me varkë”.
Po sipas burimeve në barkë ndodheshin dy peshkatarë në momentin e ngjarjes dhe njëri prej tyre ka shpëtuar. Ai ka dalë me not në breg pas fundosjes së mjetit të lundrimit, shkruan shekulli.
Në vendngjarje ndodhen shërbimet e policisë. Grupi hetimor në vendngjarje po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
Ky është rasti i tretë brenda dy ditëve ku humbet jeta si pasojë e mbytjes.