Lajmet e fundit
Kandidati i Partisë Socialiste për Tiranën, Erion Veliaj, zhvilloi një bisedë me artistët, ku ndan së bashku problematikat për ndryshimet dhe përmirësimet që duhen bërë, për t’i dhënë frymëmarrje artit dhe kulturës në kryeqytet.

Veliaj bëri të ditur se Bashkia e Tiranës nuk e ka shpenzuar fondin për kulturën të cilën e ka pasur në dispozicion, ndërkohë që theksoi se ka formual me të cilat arti mund të ‘rilind’.
Kandidati i majtë Veliaj u shpreh se Teatri Kombëtar dhe Teatri i Kukullave duhet t’i kthehen Bashkive dhe të mos jenë kompetencë e qeverisjes qendrore.
“Bashkia nuk shpenzoi fondin për kulturën. Menaxhimi i këtij fondi nuk ka funksionuar. Por ka formula ku biznesi ka interes. Ne duam të gjejmë hapësira sesi mund ta plotësojmë fondin për artistët me fonde të tjera. Teatri dhe teatri i kukullave duhet t’i kthehen bashkisë. Pasi qeverisja qendrore nuk mund t’i bëjë të gjitha.
Çdo cent që shpenzohet për artin, kthehet në art për qytetin. në një qytet më stres dhe të dhunshëm ndonjëherë, duhet sa më shumë art, muzikë, pasi kështu edhe qyteti menaxhohet më mirë. Kur gjenerohet art dhe kulturë, është antidoti më i mirë ndaj stresit”, tha Veliaj./Shekulli online