Lajmet e fundit
Duke biseduar me banorë të njësisë bashkiake numër 8 në kryeqytet, kandati i mazhorancës, Erion Veliaj, tha se do të vendoset rregull në qytet duke mos lejuar shitjet e produkteve nëpër trotuare si dhe do të merren masa për higjenën e mjedisit.

"Do të zhbllokojmë hapësirat e zëna. Nuk do të ketë më shitje në rrugë, por një treg", premtoi Veliaj.
Në lagjen ku banon kryebashkiaku Lulzim Basha, Veliaj tha se e vetmja punë që ka bërë ai është se nuk ka mbajtur premtimet.
"I ka dhënë leje vetes për shtesë kati, ndërsa banorët nuk i lë të zhvillojnë pronën e tyre. Bashkia do të bëjë hipotekimin e të gjithë pallateve ku nuk është bërë hipotekimi", tha Veliaj.