Lajmet e fundit
Kandidati i PS për Bashkinë e Tiranës, Erion Veliaj, në prezantimin e programit të tij për ndihmën ekonomike, tha se duhet kopjuar shembulli francez, kur ushqimi i pashitur në supermarkete shkon për të varfërit.

“Duhet të marrim shembullin francez ku ne te kemi një ligj që mund ta bëjmë me Ministrinë e Mirëqenive Sociale ose të kemi një vendim lokal të Këshillit Bashkiak, ku ne të detyrojmë që i gjithë ushqimi i pashitur i supermarketeve të Tiranës të detyrohet të dhurohet për familjet në nevojë,” tha Veliaj.
Në fjalën e tij, Veliaj e ka vënë theksin tek shtresat në nevojë, që sipas tij, ende detyrohen të flenë rrugëve dhe të vuajnë mungesën e ushqimeve.
Ai ka premtuar se në mbledhjen e parë të Këshillit të ri Bashkiak do të mundësojë strehimin në banesa sociale për qindra familje,transmeton Mapo.al.
“Është e pafalshmë që ende qytetarët e Tiranës flenë në rrugë. I kam kërkuar Këshillit Bashkiak që në mbledhjen e parë t’u japim 365 familjeve strehim në banesat sociale”, ka thënë Veliaj.