Lajmet e fundit
Kandidati i ASHE-së për Tiranën, Erion Veliaj ka premtuar nuk do te lejojë të prishet qendra komunitare “Don Bosko” nëse ai do të jetë në krye te bashkisë.

Ndërkohë që prezantoi program e tij për zonën e Dajtit, Veliaj ka theksuar se është e patolerueshme që të prishet kjo qëndër për t’u ndërtuar pallate.
Veliaj ka deklaruar se rivali i tij, Halim Kosova, i ka kopjuar programin, ndërsa për banorët e Qesarakës premtoi se brenda një viti do të kenë qendrën shëndetësore të munguar prej vitesh.
Programi prej 10 pikash për këtë zonë përfshinte edhe investime në infrastrukturë për ta kthyer Dajtin në destinacion të rëndësishëm turistik./Ora