Lajmet e fundit

Qëndrimin në Kosovë e përfundoi me një vizitë në Institutin Kosovar për Qeverisje Lokale.
E nikoqiri, për kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj, pos pritjes, rezervoi edhe një nderim tjetër për të.
Drejtori i këtij instituti, Besnik Tahiri, i dha mysafirit Çmimin Vjetor për demokraci lokale.
Kreu i kryeqytetit shqiptar, u ndje i nderuar me këtë çmim, që iu nda në praninë e kryetarëve të komunave dhe qeveritarëve që e mbikëqyrin punën e pushteti lokal.
Para tyre, foli për atë se si mundet një lider qyteti të ketë suksese dhe të ofroj një të ardhme më të mirë për gjenerata që vijnë.
Veliaj tha se mundësi tjetër suksesi është marrja me çështjet praktike e jo me fjale e burokraci.
Po ashtu, bashkëpunimi me institucionet qeveritare, por edhe ai me bizneset private, mund të jetë një mundësi e mirë për përmirësimin e jetesë së qytetarëve në pushtetin lokal.
E në fund, tha se kryesorja mbetet zëvendësimi i llafeve me veprime.
Kronikë e Kosovë Gjocit.