Kandidati i mazhorancës për bashkinë e kryeqytetit ka falënderuar të gjithë qytetarët që votuan të dielën.
Gjithashtu Veliaj ka shprehur mirënjohjen për të gjithë numëruesit që, pritet të administrojnë procesin deri në numërimin e votës së fundit.
“Faleminderit nga zemra! Dua t’u shpreh mirënjohjen time të thellë të gjithë atyre që votuan dhe ushtruan vullnetin qytetar për ta çuar Tiranën në #DrejtimiDuhur. Mirënjohje e veçantë edhe për të gjithë numëruesit që do të administrojnë gjatë natës së sotme fitoren tonë!”, ka shkruar kandidati Veliaj në profilin e tij në Facebook.