Lajmet e fundit
Gjatë një takimi të zhvilluar sot në kryeqytet, kandidati i majtë për bashkinë Erion Veliaj premtoi përmirësim të gjendjes së trafikut në Tiranë.

“Ne do të bashkëpunojmë me Ministrinë e Brendshme dhe Policinë e Shtetit për zhvillimin e mëtejshëm të qendrës së menaxhimit të trafikut, që të rrisim analizimin e trafikut, monitorimin dhe koordinimin në mënyrë dinamike të gjithë semaforëve të Tiranës dhe devijimin e trafikut drejt akseve me më pak lëvizje”, – shkruante Veliaj.
Në takimin e tij të sotëm elektoral merrte pjesë edhe ministri i Brendshëm Sajmir Tahiri, njëherësh edhe kryetari i Partisë Socialiste për Tiranën.