Lajmet e fundit

Skeçi i fundit i komedianit shqiptar Vedat Bajrami, i njohur ndryshe si 'Vedati i Stupcave', në rolin e Jakup Krasniqit, nxiti mjaft reagime.
Ndër reagimet e para ishte ai i vajzës së ish-kryeparlamentarit, të cilin insert e quajti skandaloze. Një skeç të tillë nuk po e konsideron humor fare as regjisori Ardi Islami.
Të fyer po ndihen edhe përfaqësuesit e organizatave të dala nga lufta, e fajin po e vënë diku tjetër.
Emin Lati, kryetar i OVL-UÇK në Skenderaj, deklaron: ''Kjo nuk është e mirë për neve, na ka shqetësuar shumë por krejt kjo është se nuk ka kurrfarë ligji për vlera të luftës, krejt ndodhin për shkaqe të këtyre sendeve”.
Kjo po kritikohet edhe nga qytetarët.