Dueli i cili e mbyll javën e 11-të të La Ligas, zhvillohet sonte në qytetin e palmave.
Mallorca e Vedat Muriqit përballet me baskët e Athletic Bilbaos, ndeshje kjo e cila fillon në orën 21:00 dhe transmetohet direkt në kanalin Sport 1 të platformës gjigante, Art Motion.
Të dyja ekipet kanë grumbulluar deri tani nga 17 pikë, duke ndarë pozitat shtatë dhe tetë në renditjen tabelare, raporton Klankosova.tv.
"Pirati" i kombëtares së Kosovës ka shënuar dy gola deri tani në kampionatin spanjoll, derisa ka ndihmuar edhe me një asist.
Muriqi mungoi në tri ndeshje me Mallorcan, si shkak i një lëndimi.
●●●
KRSHKRIMI NGA
kushtrim reshitaj
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.