Sulmuesi i Kosovës Vedat Muriqi, e ka mbyllur me gol sezonin tek Mallorca.
Muriqi e realizoi golin e barazimit për rezultatin 1:1 në fitoren e arritur kundër Granadas.
Kurse, golin e fitores për Mallorcan e realizoi Pablo Maffeo.
Mallorca sivjet u rendit në vendin e 14-të me 40 pikë duke mbetur kështu edhe edicionin tjetër në ligen elitare spanjolle.
Derisa për 30-vjeçarin nga Kosova ky ishte goli i shtatë sezonal.
MURIQI SCORES ON HIS LAST MATCH OF THE SEASON!! ?☠️pic.twitter.com/xfztgtpyRJ
— Kosovo Football ?? (@FootballKosovo) May 26, 2024
●●●
ASHKRIMI NGA
albert
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.