Lajmet e fundit

Ka ndërruar jetë të enjten në moshën 74 vjeçare, themeluesi i grupit Earth, Wind & Fire, grup që ka bërë muzikë funk, xhez si dhe R&B, Maurice White.
Producenti dhe këngëtari që ka fituar shtatë Grammys kishte hapur një epokë të re të muzikës së bërë nga njerëzit me ngjyrë, transmeton Klan Kosova.
Ai vdiq pas një beteje të rëndë me sëmundjen e Parkinsonit.
Vëllai i White, Verdine, përmes një statusi në Facebook e ka konfirmuar vdekjen e vëllait të tij.
“Përderisa e gjithë bota e ka humbur një muzikant të shkëlqyer, vizionar e legjendar, familja jonë po kërkon pak privatësi sepse ky do të jetë një ndryshim i vështirë në jetën tonë”.
Grupi Earth, Wind & Fire, njihet për stilin e veçantë të muzikës të përzier me zhanre të ndryshme si – muzikë afrikane, soul, funk, pop, gospel dhe R&B.
Këngët më të njohura të këtij grupi janë “September” dhe “Shining Star”.