Lajmet e fundit

Deri në frymën e fundit iu përkushtua punës së saj.
Burbuqe Berisha vdiq sot rreth mesditës derisa ishte në takim ku po përgatitej koncerti i Operës së Kosovës, regjia e të cilit i ishte besuar asaj.
Kolegët që ishin me të në mbledhje treguan se ajo pësoi sulm që i mori jetën, njofton Klan Kosova.
Regjisorja tashmë e ndjerë, do të mbahet mend për realizimin e filmave të metrazhit të gjatë e të shkurtër, për shfaqje teatrale e realizimin projekteve të shumta televizive. Derisa ishte fituese edhe e shumë çmimeve brenda dhe jashtë vendit.