Lajmet e fundit

Një 35-vjeçar i cili punonte në një industri tekstilesh në Krujë, ka humbur jetën pasi dyshohet se është aksidentuar në momentin që ishte duke punuar.
“Më datë 21.06.2023, në një fasoneri në Thumanë, Krujë, dyshohet se aksidentalisht është goditur nga një tranxhë shtetasi T. L., 35 vjeç, punonjës i kësaj fasonerie, dhe si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë", thuhet në njoftimin e policisë, njofton Euronews.al, përcjell Klankosova.tv
Grupi hetimor është duke vijuar punën për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.