Lajmet e fundit

Një djalosh dhe prindërit e tij kanë vdekur pasi ranë në një krater vullkanik në Solfatara pranë Napolit.
Ajo çfarë ndodhi është ende e paqartë, por mediat italiane shkruajnë se kjo u zbulua kur 11 vjeçari u fut në një zonë të ndaluar.
Kur prindërit e tij u përpoqën ta tërheqin atë në zonën e sigurisë, baza e kraterit u shemb dhe ata ranë 1.5 m poshtë.
Nuk dihet nëse ata ndërruan jetë nga avujt e gaztë derisa djali i tyre shtatëvjeçar nuk hyri në krater dhe mbijetoi, transmeton Klan Kosova.
Solfatara e Pozzuoli është një nga shumë vullkanet në perëndim të Napolit dhe është popullor për turistët.
Një vullkan i fjetur që shpërtheu më 1198, ka një krater të cekët dhe është i njohur për tymin sulfurik dhe emetimet e avullit.
Zona ku ata ranë është e njohur për një lloj rëre ku toka është e prirur të shembet.
Një punëtor lokal në vend, Diego Vitagliano, tha se aksidenti ishte gjëja më e keqe që kishte parë në jetën e tij.