17.05.2015 · përditësuar para 4079 dite1 min lexim
Emigrantët indonezianë të shpëtuar nga një barkë që po përmbytej, kanë thënë për BBC-në se më shumë se 100 persona kanë vdekur pas një përleshjeje që ndodhi mes tyre për ushqimin që kishte mbetur.
Të mbijetuarit kanë rrëfyer për ngjarjet e tmerrshme nëpër të cilat kanë kaluar përderisa po lundronin. Tre bura, ndarazi kanë dëshmuar se shume prej tyre, emigrantë, janë vrarë dhe janë hedhur në ujë, transmeton Klan Kosova.
Me 700 emigrantët e shpëtuar nga Nyanmar dhe Bangladeshi po merren autoritetet indoneziane. Shumë emigrantë janë hedhur në ujërat e Azisë Jug-Lindore pasi kanë refuzuar të zbarkojnë.
Barka ka 2 muaj që po lundronte, derisa u shpëtua nga një peshkatar të Premten. Qeveria e Myanmar nuk ka marrë përgjegjësinë për emigrantët.
Të gjithë migrantët nga Bangladeshi dhe Maynmar janë emigrantë ekonomik.
klankosova.tv
●●●
Shpërndaje këtë artikull
DL
SHKRIMI NGA
Donika Lamaxhema
Editorial nga Klan Kosova — ndjek rajoni dhe bota dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.