Ikona e muzikës soul, Zahara, ka vdekur në moshën 36-vjeçare.
Këngëtarja – emri i së cilës ishte Bulelwa Mkutukana – vdiq të hënën.
Sipas ministrit të Kulturës të Afrikës Jugore, Zizi Kodwa, qeveria ka qenë duke e ndihmuar familjen e saj që disa kohë.
Ajo kishte pasur probleme që disa vite me mëlçinë, dhe dyshohet që pikërisht kjo ka qenë edhe arsyeja e vdekjes.
“Ajo ishte dritë e pastër, e madje zemër edhe më e pastër, në këtë botë. Fener shprese, dhuratë e bekim për ne dhe për pafund njerëz anembanë botës”, ka shkruar familja e saj në një komunikatë.
https://www.youtube.com/watch?v=Z5jZu-y91VM
●●●
LSHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kulturë dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.