Brad Arnold, këngëtari dhe anëtari themelues i grupit amerikan të rokut 3 Doors Doën, vdiq të shtunën pas një beteje me kancerin. Ai ishte 47 vjeç.
Një përfaqësues i Arnold tha se ai vdiq në paqe në gjumë, i rrethuar nga gruaja dhe familja e tij, transmeton Klankosova.tv.
Arnold, bateristi dhe vokalisti origjinal i 3 Doors Doën, ndihmoi në formimin e grupit në vitin 1996 në Escataëpa, Missouri. Ai ishte përgjegjës për shkrimin dhe prodhimin e hitit të vitit 2000 "Kryptonite", një nga këngët më të qëndrueshme të grupit. Arnold shkroi tekstin e famshëm të këngës kur ishte vetëm 15 vjeç.
●●●
SZSHKRIMI NGA
Sh Z
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.