Lajmet e fundit

Një vogëlushe trevjeçare ka humbur jetën, dhe e ëma, A. D, 41 vjeçe, akuzon mjeken Sh.K, 65 vjeçe për mjekim të gabuar, raporton TCH, përcjellë Klan Kosova.
Hetimet kanë nisur menjëherë pas kallëzimit të 41-vjeçares. Fëmija E. D., 3 vjeç ishte shtruar në spitalin rajonal të Beratit, pasi kishte qënë e sëmurë me grip. Nëna e saj pretendon se shkak ka qënë mjekimi i pakujdesshëm nga ana e doktoreshës.