Lajmet e fundit

Aktivisti i njohur amerikan kundër luftës Tom Hayden ka ndërruar jetë në moshën 76 vjeçare.
Hayden vdiq në shtëpinë e tij në Santa Monica të Amerikës, "pas një sëmundjeje të gjatë", raporton Los Angeles Times, përcjellë Klan Kosova
Ai ishte anëtar i "Chicago seven" (Çikago shtatë) i akuzuar për konspiracion mbi protestat anti- luftës së Vietnamit në 1968 dhe përfundimisht u lirua.
Hayden shërbeu në asamblenë e shtetit të Kalifornisë dhe Senatit për gati dy dekada.
Ai ishte i martuar me aktoren Jane Fonda në mes të viteve1973 dhe 1990.