Tommy DeVito, anëtar njëherish themelues i grupit pop amerikan "Four Seasons", ka vdekur në moshën 92 vjeçare pasi ishte prekur nga COVID-19.
Vdekja e tij u njoftua nga dy anëtarë të tjerë themelues të grupit, Frankie Valli dhe Bob Gaudio, të cilët thanë se ai "do të mungonte tw gjithw atyre që e donin ".
DeVito u bashkua me Valli në 1956 dhe katër vjet më vonë ata formuan "Four Seasons" me Gaudio dhe Nick Massi.
Hitet e tyre përfshinin "Oh What a Night", "Sherry", "Big Girls Don't Cry" and "Walk Like a Man", raporton BBC, transmeton Klan Kosova.
https://www.youtube.com/watch?v=mTUhnIY3oRM
●●●
SZSHKRIMI NGA
Sh Z
Editorial nga Klan Kosova — ndjek prive dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.